Çka tha Era Istrefi për Vitin e Ri?
Era Istrefi ka uruar Vitin e Ri përmes një fotografie të postuar në Instagram.
Era Istrefi ka postuar një fotografi, në të cilën shfaqet e veshur në të bardha.
Këngëtarja duket krejtësisht ndryshe pasi ka bërë një ndryshim drastik në ngjyrën e flokëve, kurse erdhi elegante në të bardha, me rastin e festës.
“Urime Viti e Ri 2019”, ka shkruar ajo mbi fotografinë e shkrepur në Londër, ku edhe e priti ndërrimin e moteve.
Kujtojmë që Era Istrefi ka përmbyllur një vit shumë të suksesshëm në karrierë dhe paralajmëron gjëra të mëdha për këtë vit.



