Çka i tha Mourinho, pas takimit Antonio Contes?
Ekipi i Jose Mourinho është turpëruar nga ish skuadra e tij, Chelsea, me rezultat të pastër 4-0. Pas që përfundoi ndeshja në përshendtjen e zakonshme të trajnerëve pas takimit, strategu portugez duket se nuk i kanë pëlqyer lëvizjet dhe mënyra e festimit të italianit gjatë ndeshjes.
“Bëje atë kur rezultati është 1:0, jo 4:0. Është një poshtërim”, sipas Sky Sport.
Tekniku italian në minutat e fundit të takimit i kërkonte tifozëve vazhdimisht të ishin të zhurmshëm dhe të jepnin përkrahje maksimale, por kjo nuk i ka pëlqyer Mourinhos. /Periskopi.com



