Çka tha trajneri Franco Foda për tre yjet e rinj që po i pret Kosova?
Selektori Franco Foda doli sot në konferencë për shtyp para lojës me Sllovakinë, ndërsa preku tema të shumta.
Përpos lojës që do të luhet të enjten në kuadër të gjysmëfinales së “play-off”-it të Botërorit 2026, trajneri i Kosovës u pyet edhe për disa futbollistë që po spekulohet se po i kërkon Kosova.
Më saktësisht, bëhet fjalë për futbollistët Brajan Gruda, Lorent Tolaj dhe Erblin Osmani, për të cilët si Foda ashtu edhe menaxheri i Kombëtares, Bajram Shala, konfirmuan se janë zhvilluar ose po zhvillohen bisedime me ta.
“Erblin Osmani? Po, drejtori Muharrem Sahiti ka pasur kontakte direkt me familjarët e Erblin Osmanit”, deklaroi Shala duke iu referuar talentit 16-vjeçar, i cili së fundmi debutoi në Bundesligë me Bayern Munichun.
“Po Brajan Gruda dhe Lorent Tolaj? Janë emra shumë të mirë dhe interesantë, të cilët i njoh. Mirëpo, fokusi im është te lojtarët që i kam këtu dhe pas ndeshjes mund t’ju përgjigjem për të tjerët”, ishte i shkurtër Foda



