Çka thotë Policia për sulmin ndaj gazetarit Kajtazi?

Çka thotë Policia për sulmin ndaj gazetarit Kajtazi?

Policia e Kosovës ka njoftuar se ekipet e Policisë kanë dal në vendin e ngjarjes dhe po hetojnë rreth rastit.

Flora Ahmeti nga zyra për informim e Policisë së Kosovës ka thënë se në ora 14:30 kanë marrë informatën se është sulmuar një person në rrugën Garibaldi e që bëhet fjalë për një sulm ndaj një gazetari.

Ajo ka thënë se nuk posedojnë ende informata rreth sulmuesit dhe motivit, por që njësitet e policisë janë në vend të ngjarjes. /zeri

Shpërndaje në: