Çka thotë Shkurte Fejza për bashkëpunimin me Shyhreten?

Çka thotë Shkurte Fejza për bashkëpunimin me Shyhreten?

Këngëtarja Shkurte Fejza është një nga bilbilat e Mushtishtit. Ajo bashkë me Shyhreten, Remzien, Motrat Mustafa, e të tjera, i dhanë emër Mushtishtit, shkruan “Kosovarja”.

Çka thotë Shkurta për bashkëpunimet me bashkëvendëset e saj?

“Bashkëpunimi rrjedh natyrshëm, kur njerëzit i lidh diçka. Në këto raste me bashkëvendëset e mia na lidhin shumë gjëra, duke u nisur nga afërsia vendore, nga cilësia e këndimit të tyre, por edhe nga preokupimet e njëjta. Unë kam pasur disa bashkëpunime me to dhe kam qenë e kënaqur nga realizimet e përbashkëta, kemi realizuar shumë këngë të mira dhe sigurisht se do të bashkëpunoj edhe në të ardhmen kur të na mundësohet ndonjë këngë e mirë”, ka thënë Shkurta, transmeton “Kosovarja”.

Shkurte Fejza mbetet zonjë e muzikës patriotike dhe popullore, shumë e dashur nga publiku i gjerë./Kosovarja/

Shpërndaje në: