Çka thotë Sinan Vllasaliu për Adem Mikullovcin?
Këngëtari i njohur i estradës shqiptare, Sinan Vllasaliu, përmes një postimi në faqen e tij ‘Facebook’ i ka dalur në mbrojtje aktorit të mirënjohur shqiptarë, tashmë deputetit më të vjetër të Lëvizjes Vetëvendosje, Adem Mikullovcit, transmeton Kosova Post.
Vllasaliu ka kërkuar nga të gjithë me theks nga gazetarët që të kenë respekt ndaj artistit, deputetit Adem Mikullovci sepse ai nuk i meriton fyerjet.
‘Për ata që e kritikojnë Bacën Adem ju them se jeni e kundërta e së mirës’ shkruan në statusin e tij Vllasaliu
Më poshtë mund të lexoni postimin e plotë të Sinan Vllasaliut:
Në ditët e fundit kuptova se , Zotri Adem Mikullovci po kritikohet mjaftushëm ky vertëtet është një Aktor i shkëlqyshëm ndër aktorë më të mirë Shqipëtar.
Po shof që po ofendohet nga një gazetarë
Adem Mikullovci ishte deputet në kohët e jugosllavis ishte për të drejtat e shqipëtarëve dhe për pavarsin e Kosovës.
Nuk e meritonë të luhet dhe të fyhetë.
Për ata që e kritikojnë Bacën Adem ju them se jeni e kunderta e se mirës



