Çka thotë Tuna për Këngën Magjike

Çka thotë Tuna për Këngën Magjike

Kjo këngë u vlerësua me çmimin e Kritikës dhe fitoi dashurinë e madhe të publikut, por jo vendin e parë dhe Tuna e ka një përgjigje për këtë pyetje.

Gjë e cila u vu re që në largimin e Tunës në momentin që u shpall fituese e çmimit të Kritikës.

“Jo, nuk është hera e parë. Unë e di kur fitoj… Simboli i garave nuk është vetëm në Këngën Magjike dhe nuk është një herë në vit, por është gjatë gjithë karrierës dhe unë këtë e kam dëshmuar. Sonte nuk jam për këtë gjë këtu. Jo sepse nuk mendoj se kënga ime është më e mira, sepse mendoj se kënga ime nuk ka çmim, por sepse është një politikë tjetër në këtë festival që mua nuk më intereson…”

E pyetur nga gazetari se si u ndie pas performancës, këngëtarja fillimisht ironizoi me përgjigjen dhe mimikën e saj se kishte shumë “emocione”, por më pas foli pa dorashka duke thënë se ishte shumë e lirë në skenë.

Ndërsa për mënyrën e votimit, “e dimë se si funksionojnë gjërat këtu, kështu që s’na plas fare”. Duket se Tuna e kishte nuhatur që nuk do të ishte fituese. Ndaj edhe, siҫ u mësua me vonë, menjëherë pasi u shpall fituesja, ajo u largua nga Pallati i Kongreseve./albeu.com/

Shpërndaje në: