Cleveland Cavaliers-Golden State Warriors, ky është kampioni i NBA 2017

Cleveland Cavaliers-Golden State Warriors, ky është kampioni i NBA 2017

Golden State Warriors është kampioni i ri i NBA, pasi mposhti Cleveland Cavaliers me rezultat 129-120, në ndeshje e pestë të serisë finale.

Warriors u udhëhoq nga Kevin Durant i cili shënoi 39 pikë, i ndihmuar nga Stephen Curry me 34 pikë, 10 asiste dhe gjashtë kërcime.

Durant po ashtu u shpall edhe MVP i finaleve, pasi ishte basketbollisti më i mirë për skuadrën nga Oakland.

Te Cavs më i miri mbrëmë ishte LeBron James me 41 pikë, 13 kërcime dhe tetë asistime. Pas tij më i miri ishte Kyrie Irving me 26 pikë, transmeton Periskopi.

Kështu Golden State fituan trofeun e dytë në tre vitet e fundit. /Periskopi

Shpërndaje në: