Cleveland Cavaliers i pandalshëm, Dallas fiton trillerin ndaj Portland (Video)
Kampioni i NBA-s ka arritur edhe një fitore duke ngritur numrin në 21 fitore.
Cleveland Cavaliers triumfoi kundër Milwakee Bucks me rezultat 113:102, ku Kyrie Irving regjistroi ‘double-double’ në saje të 31 pikëve dhe 13 asistimeve, përcjell Telegrafi.
https://youtu.be/0QA6d5hlFVg
LeBron James shtoi 29 pikë derisa ishin pa dy yjet e ekipit Kevin Love dhe J.R Smith.
Në anën tjetër Giannis Antetokounmpo shënoi 28 pikë dhe një më pak e shënoi Jabari Parker.
Kjo ishte fitorja e 21-të e sezonit krahas 6 humbjeve të Clevelandit derisa Milwakee ka bilanc më të dobët prej 13 fitoreve dhe 14 humbjeve.
https://youtu.be/WV6K5tk2cQw



