Cleveland mposht Boston Celtics, Irving shkëlqeu me 44 pikë

Cleveland mposht Boston Celtics, Irving shkëlqeu me 44 pikë

Cleveland Cavaliers ka mposhtur Boston Celtics me rezultat 112-99, duke bërë që tani të avanson 3-1 në serinë e finaleve të Konferencës së Lindjes.

Më i dalluari tek vendasit e Cleveland ishte Kyrie Irving, i cili vendosi rekord të ri personal në playoff me 44 pikë. Pas tij më i miri ishte LeBron James me 34 pikë. Edhe Kevin Love kontribuoi me 17 pikë dhe 17 kërcime.

Në anën tjetër Bostoni ishte pa lojtarin e saj më të mirë, Isaiah Thomas, i cili ka mbyllur sezonin shkaku i lëndimit. Tek ta më i dalluari ishte Avery Bradley me 19 pikë, transmeton Periskopi.

Tani Cavaliers janë vetëm një fitore larg kualifikimit të finale të NBA, ku i presin Golden State Warriors.

Ndeshja e ardhshme zhvillohet në ‘TD Arena’ të Bostonit. /Periskopi/

https://www.youtube.com/watch?v=wI7a3YoLHpU

Shpërndaje në: