Clooney dhe Amal çift si në “përrallë” (Foto)
George Clooney dhe gruaja e tij, Amal, kanë tërhequr vëmendjen e të pranishmëve në Cesar Awards.

Çifti i famshëm kanë shkëlqyer në mbrëmjen e kaluar me veshjen e tyre plot lëvdata. Amal anipse shtatzënë, dukej zonjë e madhe në këtë mbrëmje.

Të pyetur për gjininë e binjakëve që çifti po i pret, Amal ka zbuluar se ata janë në pritje të një djali dhe një vajze.

Clooney e ka shfrytëzuar këtë mbrëmje për të lavduar gruan e tij ndërsa edhe kësaj here nuk ka kursyer kritikat për presidentin e Amerikës, Donald Trump./Indeksonline/





