“Çmendem kur më kërkojnë të luaj si Ramos, nuk dua të jem si ai”
Raphael Varane u shpall kampion bote me Francën, derisa ka thënë që çmendet kur të tjerët e krahasojnë atë me Serigo Ramos
Varane dhe Ramos janë dyshja kryesore e mbrojtjes së Real Madridit dhe së bashku kanë fituar shumë trofe vitet e fundit, shkruan Periskopi.
Mbrojtësit francez nuk i pëlqen aspak kur të tjerët e krahasojnë me Ramosin.
“Ndonjëherë më pyesin që unë të luaj si Ramos, të jem më agresiv. Unë kam stilin tim të lojë dhe deri tani ka punuar mirë. Kanë tentuar të ma ndryshojnë mënyrën e lojës shumë herë,” ka thënë Varane.
“Çmendem kur më kërkojnë që të jem si Ramos. A e kanë pyetur atë që të luaj si dikush tjetër? Ata[Reali] e kanë pranuar Ramosin ashtu siç është dhe kështu kam dëshirë të veprojnë edhe me mua,”. /Periskopi/




