Çmenden të rinjtë, hanë deterxhent dhe e publikojnë në internet (Video)
Një sfidë potencialisht fatale në internet ka bërë që adoleshentët të përtypin dhe të gëlltisin deterxhent për larjen e rrobave.
Mjekët paralajmërojnë njerëzit që të mos marrin pjesë në “Tide Pod Challenge”, ku adoleshentët filmojnë veten duke ngrënë detergjent.
Ndonëse mund të duket si argëtim dhe lojë, sfida e rrjeteve sociale mund të çojë në vdekje.
Detergjentët përmbajnë etanol, polimere dhe peroksid hidrogjeni që janë jashtëzakonisht toksike. Ata mund t’i sëmundje të rënda tek njerëzit nëse konsumohen.
Çdo sasi e detergjentit që konsumohet mund të çojë në diarre dhe të vjella.
“Tide Pod Challenge” është bërë virale në internet dhe mund të jetë jashtëzakonisht e dëmshme për njerëzit.



