Çmendet 42-vjeçarja, do të bëjë 8 operacione që t’i ngjajë gruas së Donald Trump
Një 42-vjeçare nga Teksasido do të bëjë 8 operacione plastike që t’i ngjajë Melania Trump. Claudia Sierra deri më tani ka bërë gjashtë të tillë, duke ndryshuar qepallat e syve, të pasmet, hundë dhe gjoks.
Gjithashtu gruaja ka bërë edhe botoks tek mollëzat.42-vjecarja, e cila është e fiksuat të ngjajë si Zonja e Parë e SHBA-së ka ende edhe dy të tjerë për të bërë shkruan Daily Mail.
Claudia Sierra tha se do që të ngjaje si Melania: “Për mua ajo përfaqëson forcën dhe fuqinë, ajo është Zonja Jonë e Parë dhe unë pres që t’ia afrohem sa më shumë pamjes së saj. Për operacionet do të kujdeset mjeku i famshëm i kirurgjisë plastike Dr. Franklin Rose, i cili tha se vitin e kaluar se shumë gra donin që të dukeshin si Ivanka Trump. Që kur Meliana mori rolin e zonjës së parë, pamja e saj është më e kërkuara deri më tani.







