‘Çmendet’ Abrahamovich, ja çfarë ofron për të sjellë Ronaldon tek Chelsea

‘Çmendet’ Abrahamovich, ja çfarë ofron për të sjellë Ronaldon tek Chelsea

Nuk kanë fund zërat për të ardhmen e Cristiano Ronaldos. Pas Manchester United, Bayern Mynih dhe PSG, në garë për yllin portugez është futur fuqishëm edhe Chelsea.

Presidenti i Bluve Roman Abramovich ka një simpati të veçantë për të.

“Sunday Express” konfirmon se presidenti i bluve të Londrës është gati të paguajë klauzolat dhe, për të bindur Real Madrid është gati të ofrojë edhe mesfushorin belg Eden Hazard.

Mesfushori francez ndiqet prej kohësh nga Zidane dhe kjo mund të jetë një kartë e mirë për të bindur drejtuesit madrilen në të ardhmen.

Për Ronaldon pritet një verë e gjatë e mbushur me zëra të shumta në merkato dhe do të jetë në dorën e tij për të vendosur.

Shpërndaje në: