‘Çmendet’ Joshua, e then edhe xhamin (Video)

‘Çmendet’ Joshua, e then edhe xhamin (Video)

Kampioni i botës në peshat e rënda Anthony Joshua ka thyer me grushte xhamat e një dyqani në Amsterdam, një gjest disi surprizë i tij. Po kjo ka ndodhur gjatë ceremonisë së hapjes së dyqanit të kompanisë “Under Armour” në qytetin holandez. Kjo kompani amerikane është një nga sponsorët e boksierit britanik, ndaj kjo prani e Joshua në Amsterdam ishte e planifikuar, si pjesë e kontratës.

Anthony Joshua gjate ceremonise ne Amsterdam

Joshua, në prani të mjaft personazheve të njohur si dhe fansave në Amsterdam, ka veshur dorezat dhe ka thyer xhamat e dyqanit, duke uruar që ai të ketë sa më shumë shitje. Boksieri 28-vjeçar ka postuar më pas një video në faqen e tij zyrtare “Instagram” nga ky moment. “Nganjëherë mjafton një grusht. Krenar që isha unë kumbari i këtij dyqani”, shkruan Joshua, që ende nuk di se cili do të jetë rivali i radhës në ring.

 

 

https://www.youtube.com/watch?v=MTonJdMeY_Q

 

Shpërndaje në: