Çmenduri në futboll, klubi i Hoffenheim fiton 18-0 (Foto)

Çmenduri në futboll, klubi i Hoffenheim fiton 18-0 (Foto)

Skuadra nga Bundesliga gjermane, Hoffenheim ka triumfuar me rezultat 18-0, si mysafir i skuadrës së Friedrichshaller SV.

Edhe pse ndeshja ishte e karakterit miqësor, të shënosh apo të pranosh 18 gola në një ndeshje futbolli është e jashtëzakonshme, shkruan Periskopi.

Për fituesit më i miri ishte David Otto, i cili realizoi katër gola, nërsa nga tre gola shënuan Salihovic dhe Uth.

Hoffenheim në dy ndeshjet e para në Bundesliga ka arritur të mbledhë 4 pikë. /Periskopi

Shpërndaje në: