“Çmenduri” nga Mourinho, transferon sulmuesin e Premierligës për 70 mln euro (FOTO)

“Çmenduri” nga Mourinho, transferon sulmuesin e Premierligës për 70 mln euro (FOTO)

Manchester United dëshiron të nënshkruajë me Romelu Lukakun e Evertonit, edhe nëse arrijnë marrëveshje me Real Madridin për sulmuesin Alvaro Morata.

Marrëveshja e ‘Djajve të Kuq’ me Real Madridin për Moratan po cilësohet punë e kryer, por Jose Mourinho dëshiron të sjellë në skuadër dy sulmues, dhe Lukaku mbetet prioriteti kryesor.

Lukaku ka punuar në të kaluarën me Jose Mourinhon, por nuk kishte arritur ta bindte, duke e shitur dy herë.

70 milionë euro është oferta që Everton besohet se do ta pranonte për Lukakun.

Shpërndaje në: