Çmimet marramendëse të biletave për duelin Klitschko-Joshua (Foto)
Sonte zhvillohet meçi që do të gjenerojë më së shumti të ardhura në histori të Britanisë së Madhe.
Për këtë arsye, për të ndjekur ndeshjen brenda impiantit Wembley, duhen të paguhen disa shifra marramendëse për ulëse.
Një ulëse në zonën afër ringut ku mund të përjetohet më mirë dueli kushton deri në 2400 euro.
Sektoret e ndara në Wembley për shikuesit dhe hapësira ku dalin boksierët (me të zezë). Foto: Bild
Bileta më e thjeshtë me pamje nga rreshti i fundit i stadiumit Wembley ku pamja nuk është aq e favorshme kushton së paku 48 euro, shkruan Telegrafi.




