Çmimi i madh i Spanjës, ky është piloti që do ta nis garën i pari në Barcelonë (Foto)
Lewis Hamilton ishte i pari në parakualifikimet për garën e Formula 1 që do të mbahet nesër në Barcelonë
Piloti i Mercedesit u tregua fantastik në garat parakualifikuese që u mbajtën sot duke lënë prapa Valteri Bottas dhe Sebastian Vettel, transmeton Periskopi.
Nesër me fillim nga ora 15:00 do të fillojë gara për çmimin e madh të Barcelonës me Hamiltonin që është favorit për ta fituar.
“Kam pasur nevojë për ta nisur garën i pari. Këtë gjë nuk e kam provuar që një kohë të gjatë,” ka thënë piloti britanik. /Periskopi/




