Ç’mitizohet legjenda e Barcelonës, i kërkojnë Messit të largohet sa nuk është vonë

Ç’mitizohet legjenda e Barcelonës, i kërkojnë Messit të largohet sa nuk është vonë

Pas disfatës kundër Realit të Madridit në Superkupën e Spanjës, Barcelona nuk është më ajo që ishte një javë më parë, aq më tepër dhjetë vjet më parë. Barcelona ka humbur orientimin dhe po shndërrohet në një ambient pa udhëheqje, pa nerv dhe pa vizion.

E kishte paralajmëruar pak ditë më parë edhe ish-presidenti Huan Laporta, i cili deklaronte se Barcelona do të shkërmoqet e ka gjasa të shuhet, sepse është keqmenaxhuar.

Nuk i besuan, por pas humbjeve shokuese ndaj Realit, ku më shumë se rezultati flet loja e dobët dhe pa ide, duket se deklaratat e Laportës marrin rëndësi. Sajti ndërkombëtar “goal.com”, shkruante dje në linjë editoriale se lojtari kryesor i skuadrës, Lionel Mesi, duhet të largohet një orë e më parë nga Barcelona, sepse aty një futbollist i madh nuk ka më çfarë bën. Komentatori ka radhitur disa fakte impresionuese që tregojnë se Barcelona ka prekur fundin, pra i ka mbaruar cikli dhe duhet të ripërtërihet nga e para.

Sipas sajtit në fjalë, Mesi nuk mund të fitojë më trofe dhe çmime të mëdha individuale po të qëndrojë tek Barcelona, prandaj i këshillon të zgjedhë një klub të madh anglez, i cili ndo të shfaqej i gatshëm të jepte deri në 300 mln euro për yllin argjentinas.

Sipas analizës në fjalë, PSG pagoi 22 mln euro për blerjen e Nejmar dhe nëse merret për bazë ky transferim, tashmë klubet duhet të mendojnë për të paguar shumë për lojtarin e elitës dhe Mesi do të vlejë shumë më tepër nëse del në treg.

Më parë është thënë se Mesi mund të shitej për 250 mln, por ai ka më vleërë se sa Nejmar, kështu që shifra prej 300 mln euro mund të jetë e përshtatshme për lojtarin më të mirë në botë. Shifra të tilla mund të paguajnë vetëm gjigantët anglezë dhe Barcelona do të përfitonte nga një transferim i tillë.

Në fakt, nëse Mesi largohej në këtë periudhë do të fitonin të gjithë. Barcelona do të fitonte e para, kurse Mesi do të shkonte në një klub që do t’i mundësonte fitimin e trofeve.

Edhe pse Mesi ka rënë parimisht dakord për të rinovuar kontratën e tij me Barçën deri në vitin 2021, e zezë mbi të bardhë nuk ka ardhur ende, kështu që mundësia e transferimit është aktuale.

Sikurse analizon “Goal”, Barça nuk është më një skuadër për pretendimet dhe ambiciet e yllit argjentinas, prandaj lëvizja merr vlerë. Një tjetër element që merret në konsideratë ka të bëjë me faktin se Mesi po sakrifikon për ekipin.

Loja e tij mbi kapacitetin njerëzor në të dy ndeshjet e Superkupës ndaj Realit, duke mbajtur i vetëm peshën e grupit, duket se i ka bindur analistët dhe specialistët e futbollit se është në të mirë të tij të gjejë një ekip të ri. Ajo që të habit është se vetë Barça nuk ka një projekt çfarë do të ndodhë me Mesin.

Ai është vënë në qendër të përgjegjësisë, duke i vënë një grup lojtarësh t’i shkojnë pas, por asnjëri prej tyre nuk e ka personalitetin e tij. Një lojtar i këtyre përmasave duhet të bëhet “trim” për të shijuar një destinacion të ri dhe koha është tani. Lionel Mesi duhet të largohet një orë e më parë.

Të gjithë e kanë kuptuar tashmë se Reali është tani superior dhe nuk përballohet, s’e përballon as Mesi.

 

Shpërndaje në: