Coman në moshën 22 vjeçe ka nisur të mendojë për pensionimin
Kingsley Coman i ka shokuar të gjithë me deklaratat e tij në lidhje me dëmtimin e madh që e kishte pësuar pas një rikthimi.
Lëndimet e mëdha janë kthyer në tmerr për lojtarin e Bayernit i cili thotë se nëse lëndohet edhe një herë atëherë mund t’i jap në një intervistë për mediat franceze ka deklaruar së nëse do të dëmtohet sërish mund të marrë vendimin drastik për t’i dhënë fund karrierës edhe pse është vetëm 22-vjeç.
Ish-lojtari i Juventusit e ka këputur dy herë ligamentin e kyçit të këmbës, brenda katër muajsh.
“Ishte një vit shumë i vështirë, kur u lëndova ishte fundi i botës për mua”, tha ai. “Unë shpresoj se nuk duhet të rishqyrtoj atë që kam kaluar, mjaft është e mjaft”, ka shtuar Coman.




