“Conor McGregor do të nokautonte të pamposhturin, Khabib Nurmagomedov”
Çeçeni i cili përfaqëson Rusinë, ka një rekord prej 24 fitoreve dhe asnjë humbje në artet marciale, do të ndeshet me amerikanin në kuadër të UFC 209, më 4 mars.
“Është shumë e lehtë ta godasësh Khabibin, shumë e lehtë,” tha Dillon Danis, një tjetër kandidat për titull në kategorinë 77 kilogram.
“Conor do ta çmontonte, siç ua bën të gjithë mundësve. Ai të godet nga të gjitha këndet duke përfshirë edhe stomakun. Kështu që mendoj se Conor do ta linte pa ndjenja në rundin e parë ose të dytë.” /Periskopi.com



