Conte befason të gjithë, nuk mendon për rekordin e madh por për diçka tjetër

Conte befason të gjithë, nuk mendon për rekordin e madh por për diçka tjetër

Chelsea është pa humbje prej 13 ndeshjesh dhe po kryeson bindshëm tabelën e Premier League-s, por ndeshja e së nesërmes ndaj Spursave mund t’i prish serine e fitoreve radhazi.

Contu u ka kërkuar lojtarëve që të jenë sa më të vëmendshëm për të marrë një rezultat pozitiv ndaj një kundërshtari m jaft në formë.

“13 fitore radhazi është fantastike, por do të jetë një ndeshje e vështirë. Nesër do të udhëtojmë drejt Tottenhamit duke menduar se si të fitojmë, dhe jo për rekordin.

Ndeshja e nesërme na jep motivim të madh, por tani çdo ekip dëshiron të na mposhtë”, ka thënë Conte në konferencë për shtyp.

Italiani komentoi dhe për të ardhmen Diego Costës duke u shprehur i bindur se ai nuk do të largohet pavarësisht ofertës së frikshme nga Kina.

Shpërndaje në: