Conte: E kam dëshmuar vetën në Angli, do ta respektoj kontratën me Chelsean

Conte: E kam dëshmuar vetën në Angli, do ta respektoj kontratën me Chelsean

Chelsea ka fituar FA Cup duke e mposhtur Manchester Unitedin në finale me rezultat 1:0

Skuadra e udhëhequr nga Antonio Conte shpëtoi sezonin duke e fituar një trofe, atë të FA Cup, transmeton Periskopi.

Golin e vetëm në këtë takim e shënoi Eden Hazard nga penalltia në minutën e 20-të.

Por, lajm i mirë për Chelsea është se Conte nuk e ka ndërmend që të largohet nga Londra.

“Nuk ishte lehtë, për momentin Manchester United janë më të fortë se ne, ashtu siç ishin Arsenal më parë,” ka thënë Conte.

“Ne fituam sot sepse ishim shumë të përkushtuar për këtë takim.

“Situata ime në klub nuk ndryshon. Vendimi im është i qartë, do ta respektoj kontratën me Chelsean dhe do të vazhdoj punën këtu.

“Në dy vjet ne fituam Premier League dhe FA Cup, unë mendoj që e kam dëshmuar vetëm në Angli që unë jam një fitues,”. /Periskopi/

Shpërndaje në: