Conte fiton çmimin e trajneri të vitit në Angli

Conte fiton çmimin e trajneri të vitit në Angli

Menaxheri italian i Chelseat, Antonio Conte ka fituar çmimin ‘Sir Alex Ferguson’, që simbolizon menaxherin më të mirë të sezonit.

Conte me skuadrën e tij të Chelseat, arritën të shpallen kampion të Premier Ligës, duke arritur një numër rekord të fitoreve prej 30 sosh.

Skuadra e italianit poashtu ka arritur të grumbullojë 93 pikë, shtatë më shumë se vendi i dytë ku gjendet Tottenham.

Pritet që italiani të vazhdojë me skuadrën londineze edhe sezonin e ardhshëm, përkundër shumë spekulimeve që e lidhin atë me një kalim tek Interi. /Periskopi/

 

Shpërndaje në: