Conte futet në histori të Premier league

Conte futet në histori të Premier league

Italiani është bërë trajneri i vetëm që e fiton këtë çmim tre muaj me radhë në histori të Premier Ligës. Ai u shpall më i miri për muajin dhjetor, duke mposhtur trajnerët Jurgen Klopp dhe Mauricio Pochettino.

Në dhjetor, “Blutë” fituan gjashtë ndeshjet e këtij muaji, përfshirë edhe fitoren 3 me në kundër Manchester Cityt.

“Jam shumë krenar”, ka thënë Conte për faqen zyrtare të klubit. “Kam nderin, por dua të falënderoj gjithë lojtarët, stafin tim dhe klubin sepse këtë çmim e fituam së bashku. Tani është e rëndësishme të vazhdojmë të punojmë së bashku”.

Shpërndaje në: