Conte i lumtur për qëndrimin e Fabregas

Conte i lumtur për qëndrimin e Fabregas

Trajneri i Chelseat, Antonio Conte është shprehur i kënaqur me qëndrimin e Cesc Fabregas te kjo skuadër.

Ky i fundit është spekuluar shumë kohëve të fundit se mund të largohej nga Stamford Bridge, mirëpo strategu italian hedh poshtë një gjë të tillë.

“Unë jam i kënaqur me qëndrimin e tij”, deklaroi Conte.

“Ai është duke punuar shumë vështirë gjatë seancave stërvitore, për të më treguar mua se e meriton të luajë”.

“Unë jam një trajner shumë i lumtur kur shoh këtë përkushtim. Kur ju keni shumë lojtarë që mendojnë në lidhje me skuadrën dhe jo veten e tyre, kjo është e rëndësishme”. /Periskopi.com

Shpërndaje në: