Conte i tregon derën e largimit Fabregasit
Mesfushori i Chelseat, Cesc Fabregas ka shumë gjasë të largohet nga Stamford Bridge brenda pak ditësh.
The Sun raporton se trajneri i ‘blues’, Antonio Conte tashmë veç i ka treguar derën e largimit ish-mesfushorit të Barcelonës dhe Arsenalit.
Sipas të njëjtit raport, arsyeja e këtij vendimi të trajnerit italian është mospuna e duhur e mesfushorit në stërvitje.
Madje, thuhet se Conte tashmë e quan 29-vjeçarin si dembel në përshtatje në sistemin e tij. /Periskopi.com



