Conte ia bën me dije Chelseat se largohet nëse nuk plotësohen kushtet e tij

Conte ia bën me dije Chelseat se largohet nëse nuk plotësohen kushtet e tij

Sipas raporteve, menaxheri i Chelseat, Antonio Conte ka dyshime nëse dëshiron të vazhdojë qëndrimin e tij tek klubi londinez.

Sipas Daily Record, Conte ka kërkuar një linjë të drejtë komunikimi mes tij dhe Abramovich, si dhe shefit për transfere, Marina Granovskaia, transmeton Periskopi.

Antonio Conte ready to QUIT Chelsea if four key demands aren't met

Nëse këto nuk realizuan, Chelsea ka frikë se do të humbë menaxherin e saj, ku kohëve të fundit po përmendet Thomas Tuchel si një nga kandidatët për ta zëvendësuar italianin.

Edhe menaxherët e mëhershëm të Chelseat si Jose Mourinho dhe Carlo Ancelotti kanë pasur probleme në komunikim me pronarin e klubit, Roman Abramovich, ku më pas kanë përfunduar duke e lënë klubin. /Periskopi

Shpërndaje në: