Conte ishte i frikshëm në fillim

Conte ishte i frikshëm në fillim

Mesfushori i Chelseas, Oscar ka zbuluar se në fillim të marrjes së detyrës, trajneri i të kaltërve të Londrës, Antonio Conte dukej disi i frikshëm me mënyrën se si punonte me lojtarët.

Mirëpo, braziliani ka fjalë të mira për strategun italian, për të cilin thotë se është një trajner shumë i mirë.

“Ai është një trajner shumë i mirë dhe një djalë shumë i mirë”, deklaroi Oscar.

“Çdo trajner është i ndryshëm me njëri-tjetrin dhe ne tani po luajmë një stil pak më të ndryshëm”.

“Në fillim Conte ishte pak i frikshëm, sepse ai punon shumë me lojtarët që në fillim, por kur ju shikoni rezultatet në fushë, atëherë e kuptoni se ai e ka bërë atë për një arsye”. /Periskopi.com

Shpërndaje në: