Conte ka një kërkesë interesante për Abramovichin
Antonio Conte ka kërkuar nga miliarderi rus që të dalë publikisht për ta konfirmuar besimin ndaj tij.
Antonio Conte kërkon nga pronari i Chelseat, Roman Abramovich që ta mbështesë publikisht.
Conte është nën presion për largim nga posti i menaxherit pas përfundimit të këtij sezoni.
Por, ai ka kërkuar nga miliarderi rus që të dalë publikisht për ta konfirmuar besimin ndaj tij, shkruan “The Sun”, përcjell “lajmi.net”.
Conte ka hedhur në dyshim qëndrimin e tij te “Blues” pas disa rezultateve të dobëta që e kanë lënë ekipin e tij jashtë garës për mbrojtjen e titullit në Premierligë.



