Conte refuzon rinovimin me Chelsean, mendon rikthimin në Seria A
Gjithsesi tekniku italian duket se dëshiron të mendohet dhe ka kërkuar që të përqendrohet për momentin te kampionati, pasi synimi kryesor mbetet fitimi i Premier Ligës për momentin shkruan “Gazzeta Dello Sport”.
Conte i ka dhënë kohë vetes, ndërkohë që Interi shpesh herë i ka bërë disa oferta joshëse. Një rikthim i tiji në Itali nuk është se nuk po mendohet prej ish-trajnerit të Juventusit, i cili mund të vendosë që të rikthehet sërish te Juventusi pas dy vitesh, teksa vështirë se do të braktisë ekipin në aventurën në Ligën e Kampionëve.



