Conte shpërthen ndaj Mourinhos, fillon lufta mes tyre
Besohet se kur Chelsea kishte mposhtur Man United me rezultat 4-0 në Premier Ligë, Mourinho i kishte thënë italianit që të festojë kur rezultati është 1-0, por jo edhe atëherë kur është 4-0.
“Mendoj se gjithmonë kam treguar pasion në çdo skuadër që kam menaxhuar. Mendoj se është normale. Gjëja më e rëndësishme është që fillimisht të fitosh, pastaj të mendosh për festimin. Nuk kam asgjë për të sqaruar”, tha Conte në konferencë për media të premten pasdite. /Periskopi.com



