Conte takohet me Kylian Mbappe?

Conte takohet me Kylian Mbappe?

Antonio Conte besohet se do të takohet me sulmuesin e Monacos , Kylian Mbappe, sipas raportimeve në Francë.

Sipas Le10 Sport raporton se kampionët anglez kanë kontaktuar me sulmuesin 18 vjeçar dhe Conte do të  bisedojë me të pas ndeshjes miqësore të Francës kundër Anglisë me 13 qershor, transmeton Periskopi.

Real Madrid dhe Arsenal poashtu janë në garë për Mbappe dhe raportet në Spanjë besojnë se Zidane do të ofrojë më shumë se sa Arsenali që ka ofruar 100 milionë funte.

Antonio Conte to hold talks with Kylian Mbappe as Chelsea prepare enticing offer

Mbappe do të fillojë bisedimet me Chelsea këtë javë

 

Por Chelsea është duke e menduar t’i ofrojë Monacos sulmesin e Bregut të Fildishtë, Mich Batshuayi si pjesë e marrëveshjes me Monacon.

Sipas raportimeve të fundit Conte ka hequr dorë nga shërbimet e sulmuesit spanjoll Diego Costa pasi ia ka bërë të ditur se nuk figuron në planet e tij për sezonin e ardhshëm.

Costa ka shënuar 21 gola në sezonin e kaluar. /Periskopi/

 

 

Shpërndaje në: