Conte transferon Van Dijk nga Southamptoni (Foto)

Conte transferon Van Dijk nga Southamptoni (Foto)

Chelsea është duke përgatitur një ofertë për mbrojtësin holandez të Southamptonit, Virgil Van Dijk pas dështimit të Liverpoolit për ta transferuar, transmeton Periskopi.

Ylli holandez është bërë  synimin i shumë klubeve në këtë afat kalimtar të verës edhe pse zhvilloi vetëm dy lojë në 2017 për shkak të lëndimit.

Chelsea prepare transfer move for Premier League star with club braced for bids

Van Dijk ka impresionuar qysh nga transferimi i tij në vitin 2015

 

 

Skuadra e Jurgen Kloppit ishte skuadra favorite për të transferuar, pasi edhe vet lojtari e dëshironte një kalim në Anfield Road, por Liverpooli heqi dorë nga transferimi i tij dhe kërkoi falje publike ndaj Southamptonit për shkak se si tentonte të transferonte.

Daily Mail shkruan se Antonio Conte e dëshiron atë në Stamford Bridge dhe do të dërgojë ofertën e parë në drejtim të Southamptonit.

Southampton e ka bërë të ditur se Van Dijk  nuk është në shitje dhe se në rast të shitjes së tij, skuadrat që e kërkojnë duhet të paguajnë 70 milionë euro. /Periskopi/

Shpërndaje në: