Conte urdhëron bordin e Chelseat: Shiteni Costa-n para kësaj date
Antonio Conte dëshiron që Chelsea ta shesë Diego Costa para fillimit të para-përgatitjeve për sezonin e ri, bazuar në disa raporte.
Trajneri i Chelsea ka informuar 28 vjeçarin përmes një mesazhi telefonik se ai nuk të ardhme në Stamford Brigde, edhe pse opisonet e sulmuesit janë të limituara, pasi zgjedhja e parë e Costas është Atletico Madrid, të cilët nuk mundën të transferojnë asnjë lojtarë në këtë verë.
Sipas gazetës The Sun, Conte ka kërkuar që reprezentuesi spanjoll të largohet nga klubi para datës 3 korrik, transmeton Periskopi.

Conte e largoi Costan me një mesazh
Po ashtu në raport thuhet se Conte është kundër drejtuesve të Chelseat të cilët dëshirojnë që golashënuesi më i mirë i tyre në sezonin e kaluar të qëndrojnë në Stamford Bridge.
Conte besohet së është i zemëruar me bordin e klubit rreth aktivitetit të klubit për transferimet e reja.
Nëse Costa rikthehet në Atletico Madrid atëherë ai duhet ta kalojë gjysmë e sezonit pa luajtur derisa ai mund të regjistrohet zyrtarisht si lojtar më 1 janar të vitit 2018.
Spanjolli me pasaportë braziliane në sezonin e kaluar shnëoi 22 gola dhe shtatë asista në 42 paraqitje për ‘blutë e londrës’. /Periskopi/



