Coquelin mund të mungojë për 10 javë

Coquelin mund të mungojë për 10 javë

 

 

Kjo për shkak se mesfushori defansiv Coquelin ka pësuar një lëndim në gju, që mund ta mbajë jashtë fushe për 10 javë, raporton Express.co.uk.

Trajneri i Arsenalit, Arsene Wenger ka konfirmuar se ky është lëndim i ngjashëm me atë të vitit të kaluar, transmeton Koha.net.

“Ai ka lënduar gjurin në të njëjtin vend si në vitin e kaluar ndaj West Bromit. Kjo është pjesa negative e këtij takimi. Momentalisht nuk e dimë nëse dëmtimi është i madh apo jo, duhet të presim 48 orë për këtë. Por, ai u largua nga stadiumi me një mbajtëse dhe kjo më shqetëson”, ka thënë Wenger pas takimit./Koha/

 

Shpërndaje në: