‘Me Corleonet rri live në Siçili’ – Momenti i parë kur doli në skenë King Vali Corleone (Video)
Para më shumë se katër vitesh, Klan Kosova kishte ‘zbuluar’ Vali Corleonen.
Në një kronike më shumë se 10 minutëshe, Vali Corleone zbulonte detaje interesante nga jeta e tij.
Kjo është kronika e plotë e Klan Kosovës, kur për herë të parë doli në skenë King Valentine Corleone.
Kujtojmë se Vali Corleone u arrestua sot nga policia e Kosovës.
Zëdhënësi i policisë për rajonin e Gjilanit i ka thënë Insajderit se arrestimit të Vali Corleones i ka paraprirë dënoncimi që ia kanë bërë prindërit e tij.
“E vërteta është se kemi pranuar një ankesë nga prindërit e tij se i ka ngacmuar rregullisht, dhe se në fund dyshohet edhe t’i ketë larguar nga shtëpia”, ka thënë zëdhënësi i policisë, Ismet Hashani.
Ai ka thënë se pas arrestimit është sjellë në stacionin policor.



