Costa kritikon Conten: Ku është ai sot?
Diego Costas i vjen keq fillimisht që la Atletico Madridin për Chelsean, por ndjen se gjithçka ka rënë përsëri në vend pas një përplasje që pati me ish-trajnerin Antonio Conte.
Sulmuesi spanjoll thotë se falë trajnerit Conte, ai është penduar për kalimin te ‘Blutë’.
”Ishte një moment mjaft i keq, por nuk ishte faji im. Njerëzit flasin, por koha vendos gjitha gjërat në vend; ja shikoni ku është trajneri sot”.
”Kam gabuar që shkova te Chelsea, për shkak të mënyrës se si i trajtojn gjërat. Cholo [trajneri i Atletico Diego Simeone] është një trajner i drejtpërdrejtë dhe kur ai nuk të do, është e qartë dhe ai e tregon atë”.
”Në Chelsea ishte e kundërta. Unë kisha mundësinë të kthehesha në Atleti dhe kur Chelsea më tha të kthehesha të stërvitesha me rezerva, isha e qartë se po kthehesha në Atletico, edhe pse kishte oferta të tjera”, deklaroi Diego Costa./Periskopi/



