Courtois viziton xhaminë: Ky është vendi më i bukur në botë
Portieri i Real Madrid, Thibaut Courtois nuk po shijon një sezon të mirë me ‘Galaktikët’, megjithatë arritën të triumfonin në Kupën e Botës për Klube.
Ky eveniment u mbajt në Abu Dhabi, Emiratet e Bashkuara Arabe, derisa lojtarët kishin mundësinë të kryenin vizita në kryeqytetin e bukur arab, transmeton Periskopi.
Portieri belg zgjodhi xhaminë për vizitë, por mbeti i mahnitur nga bukuria e atij vendi.
Courtois është katolik, por kjo nuk e ka ndaluar atë që të postonte foto në xhami dhe duke mbishkruar: ”Një nga vendet më të mira që kam vizituar”.
Ai sigurisht që u kritikua shumë pas këtij postimi, por megjithatë ai mbetet ende në profilin e tij. /Periskopi



