Coutinho është takuar me yjet e Barcelonës dhe ka folur për transferimin e tij në janar

Coutinho është takuar me yjet e Barcelonës dhe ka folur për transferimin e tij në janar

Lojtari kyç i Liverpoolit, Philippe Coutinho është lidhur muajve të fundit me një kalim të mundshëm në Barcelonë.

25 vjeçari ka kërkuar një transferim në verë me shpresë që mund t’i realizohet ëndrra, pra kalimi në Barça. Megjithatë, edhe pse gjigantët katalonas i bënë tri oferta, Liverpooli arriti ta mbajë brazilianin, raporton ‘DailyStar’, transmeton Periskopi.

Dhe sipas të përditshmja spanjolle ‘Don Balon’, Coutinho ka diskutuar për një kalim në ‘Camp Nou’ me disa lojtarë të Barcës.

Coutinho ka biseduar me ish yllin e Liverpoolit, Luis Suarez dhe me Paulinhon. ‘Don Balon’ shtoi se Liverpooli momentalisht do të refuzoj çfarëdo oferte të janarit. /Periskopi

Shpërndaje në: