Coutinho feston ditëlindjen, shikoni se çfarë ‘surprize’ ia bën Neymar (Video)

Coutinho feston ditëlindjen, shikoni se çfarë ‘surprize’ ia bën Neymar (Video)

Philippe Coutinho sot mbush 26 vjet derisa shoku tij i ngushtë, Neymar i ka përgatitur atij një ‘surprizë’ për ditëlindje

Kombëtarja e Brazilit po stërvitet në prag të Kupës së Botës dhe sot një yll i Barcelonës feston ditëlindjen, shkruan Periskopi.

Neymar e befasoi Coutinhon gjatë seancës stërvitore duke ia thyerë disa vezë në kokë.

Ylli i PSG kishte planifikuar gjithçka, derisa Coutinho po qëndronte ulur me disa bashkëlojtarë, Neymar fshehurazi kishte shkuar për t’i marrë vezët të cilat më pas përfunduan në kokën e ish-lojtarit të Liverpoolit.

Coutinho nuk pati ndonjë reagim të ashpër pasi vetëm qeshte me atë se çka i bën shokët e kombëtare./Periskopi/

Shpërndaje në: