Coutinho godet Barcelonën: Do t’iu mposhtim
Braziliani, i cili ditë më parë rinovoi kontratën me klubin nga Anfield Road, beson se ky klub do të kthehet në maja të futbollit.
Madje, ai shton se ‘të kuqtë’ mund të mposhtin edhe klubet e mëdha si Barcelona.
“Unë besoj se të gjithë e gjejnë veten ku të shprehehn, të luajnë pa frikë, të luajnë me atë që kanë. Kur e gjeni këtë vend, ju qëndroni”, tha Coutinho.
“Ky klub ka një plan, të kthehet në maje dhe unë besoj në të. Unë dua të jem pjesë e këtij plani. Asgjë nuk na ndalë që të luajmë kundër klubeve më të mëdha, në Angli, në Evropë. Po, klube sikur Barcelona që t’i mposhtim, pse jo?”.
“Ky është klub i madh. Më kujtohet se si të gjithë më ndihmuan kur erdha për herë të parë në Angli. Ishte sikur familje. Të gjithë më pritën krahë hapur, ata i larguan pengesat dhe më lejuan që të mendoj së pari për futboll dhe së dyti për futbollin. Këtë nuk e harroj”, deklaroi braziliani. /Periskopi.com



