Coutinho kërkonte numrin 7 te Barcelona, por ai numër është i rezervuar për yllin e Atleticos

Coutinho kërkonte numrin 7 te Barcelona, por ai numër është i rezervuar për yllin e Atleticos

Në zyrat e “Camp Nou” vazhdon të kthehet e njëjta përgjigje kur pyetet për të ardhmen e Griezmannit të Barcelona. “Nuk mund të flasim për këtë çështje”. Ndërkohë, vetë presidenti i katalanasve, Jozef Bartomeu, qëndron në qetësi.

Ai e di që marrëveshja me lojtarin është totale dhe klubet do të vazhdojnë të ruajnë të njëjtat marrëdhënie korrekte me njëratjetrën.

Në Barcelonë janë të bindur se sulmuesi do të vijë te katalanasit, po kjo duhet të ndodhë para datës 14 qershor, atëherë kur fillon edhe Kampionati Botëror në Rusi, në të cilin Griezmann do të përfaqësojë kombëtaren franceze.

Në fakt, kontaktet me Atletkion për të kanë filluar që në nëntorin e 2017- ës, por kanë ngelur për shkak të një klauzole.

Është i njëjti rast si me transferimin e Luis Figos te Reali, kur Perez kërkonte të paguhej një klauzolë 20-30 milionë euro në raste se njëra nga palët do të tërhiqej papritur.

grizmannn

Një shumë e papërfillshme kjo për Barcelonën, që pritet të paguajë një vlerë të konsiderueshme për heroin e finales së Ligës së Europës me skuadrën madrilene.

Ndërkohë, atij i është rezervuar edhe numri 7, edhe pse kërkohej në janar nga Coutinho kur erdhi nga Liverpooli. Braziliani përfundoi të vishte fanellën me numër 14 dhe po e mban gjatë këtij sezoni.
Image result for coutinho barcelona

Shpërndaje në: