Coutinho në Barcelonë? Ky është zhvillimi i fundit (Foto)
Braziliani i Liverpoolit, Philippe Coutinho nuk ka udhëtuar me skuadrën e Liverpoolit, për ndeshjen kualifikuese në Ligën e Kampionëve.

“Asgjë nuk ka ndryshuar në ditët e fundit — në asnjërën anë”, tha menaxheri Jurgen Klopp për mediat, transmeton Periskopi.
“Coutinho nuk mund të luajë për Liverpoolin në këtë moment dhe kjo gjë është një problem i madh për ne”, përfundoi Klopp.

Coutinho ka qenë subjekt i një oferte nga Barcelona, e cila është refuzuar, por vetë futbollisti ka bërë kërkesë që të transferohet te klubi katalunas. /Periskopi



