Coutinho rikthehet në Liverpool për këtë arsye
Philippe Coutinho është rikthyer në qytetin e Liverpool, por jo për të shpenzuar edhe disa vite karrierë tek ekipi i ‘Të Kuqëve’.
Pas pesë sezoneve impresive në Anfield, braziliani në janar vendosi të transferohej te gjiganti spanjoll Barcelona për 145 milionë funte, transmeton Periskopi.

Të mërkurën në mbrëmje, Coutinho ishte i ftuar për ditëlindjen e gruas së Robert Firmino, Larissa Pereira.
Lojtari i Barcelonës ishte i ftuar special nga bashkëkombasi i tij në ditëlindjen e gruas së tij.
Dhe futbollistët e Liverpool pozuan me 26-vjeçarin dhe postuan foto në rrjete sociale, duke treguar se sa shumë i mungon ai ekipit të Jurgen Klopp. /Periskopi





