Cozman: Prishtina është e Babastars (Foto)

Cozman: Prishtina është e Babastars (Foto)

Anëtarët e labelit ‘Babastars’, Majk dhe Cozman, mbrëmë kanë performuar në mënyrë spektakulare në një nga klubet më të mëdha në Prishtinë.

Ata performuan hitet e tyre më të mëdha ashtu sikurse të ‘labelit’, teksa ishte e vështirë të gjendej hapësira e lirë e stërmbushur nga të rinjtë.

Vet reperi Cozman ka shprehur kënaqësinë për këtë performancë, duke thënë se Prishtina është e Babastars.

“Unë ju kam thënë këtë tash e sa kohë, kur vjen puna te Prishtina, Babastars e ka në dorë qysh moti”, ka shkruar Cozman në anglisht në zhargonin londinez në postimin e tij në Instagram.

Rikujtojmë se Babastars pritet që së shpejti ta publikojnë projektin e tyre më të ri të cilin e kanë titulluar “High 4”.

Shpërndaje në: