Cristiano i hapur me një rikthim në Premier Ligë, por jo te United

Cristiano i hapur me një rikthim në Premier Ligë, por jo te United

Ylli i Real Madridit, Cristiano Ronaldo është duke u lidhur me një transferim shokues në fund të sezonit te Chelsea.

Sipas The Sun, ylli portugez po mendon të bëjë një kthim të bujshëm në Ligën Premier, por kësaj radhe tek kampionët aktual të Ligës.

Ylli i Real Madridit është i pakënaqur me jetën në Spanjë pasi u dërgua në gjykatë për akuzat se ai nuk ka paguar tatimin prej 13.1 milionë funtesh.

Dhe lëvizja mahnitëse e Alexis Sanchezit në Manchester United ka goditur gjithashtu derën për çdo kthim të mundshëm në Old Trafford për makinën portugeze të golave.

Ronaldo po lidhet me një largim nga Real Madrid (Getty Images)

Por Ronaldo, 32 vjeç, do të jetë i hapur për të shkuar në Stamford Bridge në verë, tek rivalët e mëdhenj të Djajve të Kuq.

“Chelsea ka nevojë për më shumë lojtarë sulmues dhe nëse Unitedi nuk dëshiron Ronaldon, është shumë e vështirë që ai të shkojë në Liverpool ose Man City për shkak të rivalitetit”.

“Kështu që lë Chelsean si klubin e vetëm i cili mund të përballojë pagën e tij”.

“Do të thoshte gjithashtu se po jetonte në një qytet kozmopolit, gjë që është e rëndësishme për të tani pas ai ka katër fëmijë”, përfundoi ky burim.

Shpërndaje në: