Cristiano i bindur: Djali im do të bëhet futbollist i madh

Cristiano i bindur: Djali im do të bëhet futbollist i madh

Ylli portugez pret të ardhme të ndritur për birin e tij.

Cristiano Ronaldo është një prej lojtarëve më të mirë në historinë e futbollit dhe këtë më së miri e tregojnë trofetë dhe çmimet individuale që ka arritur t’i fitojë ai gjatë karrierës.

33-vjeçari beson se hapave të tij është duke shkuar edhe djali Ronaldo Junior, për të cilin pret që të bëhet një lojtar i madh në të ardhmen.

“Ai është si unë, nuk i pëlqen aspak të humbasë dhe ka shumë shpirt për të luajtur. Jam i sigurt se do të bëhet një futbollist i madh, si unë”, deklaroi CR7.

Shpërndaje në: